
Shfaqet në bregdetin e Durrësit krijesa e rrallë, habiten pushuesit(FOTO)







Një breshkë e vancte detare e pashikuar ndonjeher ka dalë në breg duke ngacmuar kureshtjen e të gjithë pushuesve.
Breshka u shfaq në plazhin e sektorit ”Rinia” në Durrës.

Ajo u konstatua nga policia kufitare e Durrësit që njoftoi më pas autoritetet e mjedisit për të kryer veprimet e përcaktuara në protokoll për mbrojtjen e specieve detare.






Këto breshka detare të tipit caretta caretta janë tipike për ujërat subtropikale, por ndryshimi i kushteve klimaterike për shkak të ngrohjes globale i ka bërë ato gjithnjë e më të shpeshta dhe në ujërat tona.
